|
|
|
..:: Temat ::.. |
|
|
|
|
|
|
|
Historia e Janjevës |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Kjo është Janjeva e vjetër me civilizim të dokumentuar mbi 700 vite, dhe njëherit qyteza e vetme në BOTË që ka hyrje e që nuk ka dalje. Janjeva e shkollës së parë shqipe, Janjeva e Mësueseve te parë: si At Shtjefen Gjeqovi, Efendi Baftiar Burhani, Idriz Ajeti e shumë mësuesëve dhe patriotëve të tjerë
kombetarë.
Janjeva njihet edhe si vendi me Industri më të zhvilluar në kohërat e lashta Ilire, sundimit turk mbi 600 vjeqar e deri në kohërat e sodit, pra me Industri të përpunimit të Metalit.
Janjeva është një qytezë e rrethuar në të tri anët me kodra,
e kufizuar në lindje me Zhegovcin, pra Komuna e Gjilanit në veri me Komunen e Artanës në perendim me Kizhnicën dhe Hajvalin, pra me Komunen e Prishtinës dhe në jug me vet Lipjanin që është edhe Komuna Amë. Janjeva që nga kohërat qe i cekëm me lart kishte popullatë Shqiptare, Kroate, dhe Turke fiset Kroate të cilat erdhën nga Dubrovniku i vjetër ose "Raguza" që ta ushtrojnë zejen e tyre që ishte përpunimi i metalit, dhe të cilët mbetën dhe krijuan familje deri në kohërat e sotme.
Pra Janjeva deri në vitet 90-ta kishte popullat më shumicë Kroate, si pasoj e represionit serb dhe e shpërnguljes së popullates shqiptare nga treva e Janjevës për në Turqi e që zgjati deri në vitin 1969, prej 1969 e deri vitet e 90-ta popullata Kroate ishte shumicë ne Janjevë e deri në vitin 90-të kur represioni serb për shkak të luftës në Kroaci filloj edhe mbi shqiptaret por kësaj rradhe nuk i kursej as Kroatet e Janjevës qe ishin jo më pak se 6000 dhe mbi 4000 shqiptar pra përshkak të represionit serb filloj shpërngulja masive edhe e kroatëve për në Kroaci por edhe e shiptarëve për në vendet euro-perendimore. Për momentin Janjeva numron popullat, vetëm me 4500 banorë të të gjitha Nacionaliteteve, pra tani popullat shumicë është ajo Shqiptare e cila numëron mbi 3000 banorë dhe nacionalitete tjera kroate, turke , rome , qe së bashku numrojnë afër 1500 banor.
Në Janjevë edhe sot e kësaj dite ushtrohen Zejet e vjetra që është përpunimi i metalit dhe zejet e tjera. Por tani shumica e popullatës mirret me tregti, bujqësi dhe blektori , si pasoj e kollapsit të ndërrmarrjeve shoqërore pasi qe shumica e popullatës punonin ne fabriken e përpunimit te metalit,,Metaliku" i Janjevës që ishte ndërrmarrje shoqërore e qe tani pret privatizimin. Janjeva si qytetëz që nga vitet e 60-ta kishte rrugen e asfaltuar që e lidhe me lipjanin dhe qendrat tjera (Prej 2008 po ashtu edhe me Prishtinën ) ujesjellsin ,kanalizimin,rrymen elektrike ,telefonin,shtepin e shëndetit, shtëpin e kultures ,shkollën ,zyrën e shërbimit civil , Janjeva ishte njëkohësisht Komunë që ju murr statusi i komunës pasi që kryeqyteti Prishtina deri në atë kohë kufizohej me Janjevën derin ne fshatin Shushicë dhe Shashkofc që prej viteve 60-ta shkaku i zgjerimit të kryeqytetit dhe pasurimit te saj, me minëjera të cilat ishin pronë e Janjevës iu murrën edhe minjerat së bashku me statusin e Komunës, tani Janjeva është pjesë e Komunës së Lipjanit .
Në Janjevë tani jetojnë me një harmoni t plotë, 4 nacionalitet dhe lirisht mundë të thuhët se standartet e Bashkësis Evropiane për Janjevën s'do të ishin të nevojshme fare!!!
Tani në Janjevë funksionon Shkolla fillore që quhet Shtjefen Gjeqovi njiherit egziston edhe shtëpia si "Muze" ku lindi, tani ne kët shkollë vijon shkollimi i nxënesve të 4 nacionalitetëve ,.
Në Janjevë nuk mungojnë as kultet fetare e që jan "Xhamia" e Janjevës"që daton prej vitit 1658 , si dhe Kisha katolike (1303).
|
|
|
|
|
|
|
|
|
..:: Recitim Islam ::.. |
|
|
|
|
|
|
Ne Allahut i kem besu
Ne All-ahut i kem besu
Pejgamberit i kem premtu
Çdo detyrë e obligim
Me ndërgjegjje do ta kryejmë
Falim namazin me respekt
Zeqat japim për çdo vjet
Ramazanin e agjerojm
dhe Bajramin e festojmë
Për Bajram presin kurban
Pasuri ata që kanë
Punë e shejtë e më e madhe
Kishe me qenë haxhxhi ne Qabe
Lumturi nuk ka pa fe
Te gjitha të mirat aty i ke
Po nuk dite me logjiku
Nga e vërteta ke deviju
T''jesh musliman është kënaqesi
Ti krysh borxhet me lumturi
Bën miresi hiq pa ia nda
veprat tua ke me i pa |
|
|
|
|
|
|
|
..:: Forcojeni ju Islamin ::.. |
|
|
|
|
|
|
Gjithëfalënderimet dhe gjithëlavdërimet i takojnë vetëm Allahut [Xhele Shanuhu], paqja mëshira dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamedin (SalAllahu Alejhi ve Selem), familjen e tij, shokët e tij dhe gjithë muslimanët që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Forcojeni ju Islamin në zemrat tuaja që Allahu ta forcoj atë në tokë!
|
|
|
|
|
|
|
|
..:: Oh Sa Shum ::.. |
|
|
|
|
|
|
OH SA SHUME I LUMTUR JAM
ME KETE DIN, ME KETE ISLAM
T,FALENDEROJ O ALLAH
QE ME BERE MUSLIMAN
JE I VETMI PERENDI
E KRIJOVE KETE GJITHESI
JE I VETMI QE ADHUROHET
ME NAMAZ ROBI T,AFROHET
JE I PASTER DHE PA T,META
FJALET E TUA JAN T,VERTETA
I MADHERISHUM JE ZOTI IM
VETUM TY TE BEJME ADHURIM
JE SUNDUS I GJITHESISE
JE DHURUS I MIRSISE
KUSH KERKON ZOT PERVEQ TEJE
DEL NGA RRUGA E KESAJ FEJE
KUSH PREJ TEJE NDIHME KERKON
PER ASGJE S,DO T,JET PISHMAN
T, FLANDEROJ O ALLAH
QE NA BERE MUSLIMAN.
|
|
|
|
Today, there have been 9 visitors (14 hits) on this page! |